Site icon Telegrafi

iPhone apo androidi: cilët përdorues bëjnë seks më të mirë

Nuk është njësoj nëse në çantën apo në xhepin tuaj keni android apo iPhone. Dëshironi të dini shkakun? Për shkak se hulumtimet tregojnë që telefoni në masë të madhe ndikon në jetën tuaj seksuale.

Studimet të cilat i ka bërë sajti i argëtimit OkCupid, në bashkëpunim me më shumë se 5.000 beqarë të cilët janë përdorues të njërit apo sistemit tjetër operativ dhe të cilët kanë treguar shprehitë e tyre seksuale, kanë dhënë rezultate interesante.

Në të vërtetë, përdoruesit e iPhone më shpesh bëjnë seks, transmeton Telegrafi, mirëpo i njëjti hulumtim ka treguar që përdoruesit e androidit bëjnë seks më cilësor, duke pasur parasysh që më shpesh përjetojnë orgazëm.

Njëkohësisht, përdoruesit e androidit janë treguar më liberalë në seks, duke pasur parasysh që një numër më i madh i tyre kanë provuar seksin me tre veta apo ndonjë formë tjetër të seksit në grup, në krahasim me përdoruesit e iPhone të cilët kanë prirje më të rralla për ekzibicione të këtilla.

A po ju pëlqejnë rezultatet e këtij hulumtimi? A pajtoheni me to? /Telegrafi/
 

Exit mobile version