Telegrafi

iPad mban 97 për qind të trafikut të tabletëve

Në analizën e re, në të cilën përfshihen mbi 13 shtete nga pesë kontinente të ndryshme, paraqitet trafiku nga pajijse të ndryshme kompjuterike dhe jo-kompjuterike, mirëpo fokusi kryesor mbetet te tabletët kompjuterik.

Tabela e këtij studimi paraqet tabletin e Apple, iPad, si dominues i cili kontribuon në këtë trend me 89 për qind, për të gjitha tregjet, ndërsa kjo përqindje në SHBA arrin në 97 për qind.

Pa dyshim se iPad i Apple është lider i padiskutueshëm në tregun e tabletëve, mirëpo a do të mund ndonjëri nga konkurrentët e saj të prish këtë trend, kjo mbetet të shihet. / Telegrafi /