Telegrafi

iPad dominon trafikun e tabletëve në internet

Chitika Insights ka analizuar me miliona paaraqitje që janë bërë përmes platformës së saj të reklamimit, në tregun amerikan dhe atë kanadez.

Dhe sipas gjetjeve të këtij raporti thuhet se iPad udhëheq me 87 për qind të trafikut nga tabletët, ose 1 për qind më pak se sa muajin e kaluar. Kindle Fire i Amazon ka marrë 4.25 për qind për periudhën e njëjtë, që i bie një rritje prej 20 për qind nga nëntori i kaluar.

Ndërsa, Google Nexus 7 dhe Nexus 10 kanë marrë 1.06 për qind të trafikut të tabletëve, me 15 për qind rritje nga nëntori. / Telegrafi /