Simone Inzaghi e ka çuar Interin në një nivel të ri dhe puna e tij i ka ndihmuar klubit të sjellë mbi 400 milionë euro të ardhura gjatë tre viteve të fundit.
Trajneri 47-vjeçar italian i ka shndërruar Nerazzurrët në një nga skuadrat më të forta në Evropë që nga ardhja e tij në vitin 2021, duke i çuar në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar dhe duke i vendosur në rrugën e duhur për të fituar Scudetton e 20-të historike këtë sezon.
Inzaghi ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratën e tij me Interin, por klubi po planifikon të ulet me trajnerin e tyre në muajt e ardhshëm për të vendosur një marrëveshje të re, për ta blinduar italianin përpara sezonit të ri.
Sipas gazetës Tuttosport, puna e Inzaghit në skuadrën e Interit gjatë tre viteve të fundit i ka sjellë klubit të paktën 460 milionë euro, falë rezultateve të tyre të forta në garat vendase dhe në Ligën e Kampionëve.
Bilanci ishte tashmë pozitiv në fund të sezonit 2022/23 me fitime prej 270 milionë euro, ndërsa këtë vit do t’i shtojnë edhe 190 milionë euro tjera.
Inzaghi fa ricca l'#Inter: con lui ha incassato 460 milioni https://t.co/EpZv4bIvOE pic.twitter.com/V0B3Jx6YvH
— calciomercato.com (@cmdotcom) April 3, 2024
Në fund të këtij sezoni, Nerazzurët do të mbledhin rreth 190 milionë euro të ardhura, – kualifikimin në Ligën e Kampionëve (50 milionë euro), sezonin e tyre 2023/24 në Ligën e Kampionëve (rreth 85 milionë euro) dhe kualifikimin e Kupës së Botës për Klube (50 milionë euro).
Këtyre shifrave i shtohen edhe fitimet e tyre si rezultat i fitores së tyre në Scudetto, Superkupën e Italisë dhe të gjitha marrëveshjet e tyre të ndryshme sponsorizimi. /Telegrafi/