Site icon Telegrafi

Inzaghi konfirmon se Asllani do të luaj titullar ndaj Romës

Interi do ta zhvilloj derbin e javës në Serie A, ku pret Romën në Giuseppe Meazza.

Dueli mes dy gjigantëve italianë zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 18:00 dhe dy skuadrat duan fitore.

Mungesa kryesore e Neroazzurëve për këtë sfidë është ajo e Marcelo Brozovic derisa mungon edhe sulmuesi belg Romelu Lukaku.

Duke parë mungesën e kroatit nga minuta e parë në mesfushë pritet të luaj mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.

Ka qenë trajneri i Interit, Simone Inzaghi që ka konfirmuar Asllanin në formacionin bazë, teksa shpreson që Gagliardini të rikuperohet së paku për në bankën rezervë.

“Në repartin e mesfushës kam pak vështirësi sepse përveç Brozovic, edhe Gagliardini ka pak vështirësi dhe në dy ditët e fundit nuk është stërvitur”.

“Nga minuta e parë do ta nisë Kristjan Asllani, teksa shpresoj që të paktën Gagliardinin ta kem në bankën rezervë”, ka deklaruar Inzaghi. /Telegrafi/

Exit mobile version