Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë, e udhëhequr nga kryetari i tanishëm i Preshevës, Ragmi Mustafa, po kërkon një mandat të tretë.
Mustafa ka thënë se e ka arsyetuar veten në dy mandatet e kaluara, me investim e kapitale për përmirësuar jetën e qytetarëve, dhe kërkon të dytin, transmeton Koha.net.
“Kjo ka arritur pas luftës së UÇPMB-së, sepse deri atëherë fjala ‘investim’ nuk është përmendur në asnjë gjuhë në Preshevë, e pas luftës gjendja ka ndryshuar”, ka thënë Mustafa në “Interaktiv” të KTV-së.