Site icon Telegrafi

Investime të KEDS në zonat më të rëndësishme të Pejës

Në kuadër të planeve investuese nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike-KEDS, është realizuar një projekt në komunën e Pejës, në një prej zonave më me rëndësi për qytetin, që është ‘Dardania’.

Ky investim ka ndikimin parësor në kualitetin dhe stabilitetin e furnizimit për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë pjesë të Pejës, ndërsa pashmangshëm është ulur në zero ekspozimi ndaj rrezikshmërisë dhe kontaktit si për banorët ashtu edhe për vizitorët në këtë pjesë të Pejës.

“Mbi 40 shtylla të vjetra për tension të ulët janë zëvendësuar me të reja, të betonit. 1 mijë e 500 metra kabllo nëntokësorë janë vënë dhe e veçanta në këtë investim mbetet se janë vendosur 15 kaseta, që bëjnë të mundshëm eliminimin e kabllove ajrore të tensionit të mesëm dhe të lartë”, zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Buzhala thotë se konsumatorë të shumtë përfitojnë në kualitet, tension stabil dhe ulje të rrezikshmërisë nga ky projekt investiv.
“Janë 300 ekonomi familjare që kanë përfituar nga ky projekt i yni, por në kuadër të kësaj shifre ka edhe shumë ekonomi biznesore në këtë anë”, shton Buzhala.

Adon Dina, ndërmarrës në biznes familajr në këtë zonë të Pejës vlerëson investimin që është bërë këtu nga KEDS.
“Është investim që ia vlen për të gjithë këtu, mirëpo për ne që zhvillojmë biznes sidomos prodhues ose me produkte të ushqimit, kjo është shumë me rëndësi”, thotë Dina.

KEDS gjatë të kësaj periudhe ka investuar edhe në pjesë të tjera të komunës dhe rajonit të Pejës. /Telegrafi/

Exit mobile version