Nëse jeni lodhur nga pamja e kuzhinës dhe dëshironi ta ndryshoni, por nuk keni para për të blerë gjithçka të re, dijeni se ka edhe mënyra të tjera
Carissa, me ndihmën e bashkëshortit të saj, me pak përpjekje, e transformoi me dashuri kuzhinën e vjetër në një kuzhinë të ëndrrave të saj, të gjitha me investime minimale, transmeton Telegrafi.
Ata blenë bojë të bardhë dhe ngjyrosën elementet e vjetra të kuzhinës, veshën muret me letër vetëngjitëse që duket si pllaka dhe bënë dy rafte nga dërrasat e vjetra.
Pllakat e dyshemesë gjithashtu u ringjyrosën dhe u zbukuruan me një shteg bardh e zi.
Ata shtuan disa detaje të tjera të vogla dhe krijuan një kuzhinë plotësisht të re, moderne.
Këtu janë rezultatet:
Në video, shikoni se si dukej i gjithë procesi:
/Telegrafi/