Site icon Telegrafi

Investim 5 milionë euro në rrjetin elektrik në Skenderaj

Kryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur sot në takim kryeshefin ekzekutiv të KEDS-it Alpin Dogan dhe bashkëpunëtorët e tij në Kosovë.

“Qëllimi i takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit i filluar vite më parë, me qëllimin që qytetarët të kenë shërbime cilësore të furnizimit me energji elektrike dhe mirëmbajtje sa më të mirë të rrjetit”, thuhet në njoftim.

Kryetari Nura dhe Dogan u dakorduan që ta vazhdojnë bashkëpunimin duke trajtuar me prioritet lagjet dhe fshatrat në të cilat ka nevojë të investohen në rrjet siç është fshati Lubavec si dhe lagjet e fshatra të tjera të cilat janë të planifikuara për investime nga KEDS.

Përfaqësuesit e KEDS-it bënë të ditur që në Skenderaj do të investohen 5 milionë euro në rrjetin elektrik për të përmirësuar dhe modernizuar atë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version