Site icon Telegrafi

Invazion nga Louis Vuitton

Bëhet fjalë për shenjën "LV" – respektivisht Louis Vuitton, i cili u ka mundësuar adhuruesve të tij, të cilët e kanë xhepin më të thellë, të kenë afër markën e preferuar të modës.

Adhuruesit e vërtetë të Vuittonit, me të gjitha këto që përmendëm më sipër, logon e tij e kanë vendosur edhe në automjete, madje edhe në motorë. Megjithatë, bëhet fjalë për një ekzemplar të cilin mund ta shihni vetëm në tregun e yjeve. Motori i Louis Vuitton, në fakt, është prodhuar veçanërisht për Mary J. Blige, e kushton “vetëm” 130 mijë dollarë amerikanë.

Megjithatë, Vuitton nuk i ka bërë me dëshirë të gjitha ato gjëra, mbi të cilat gjendet logoja e tij. Tregimi më bizar, në fakt vjen nga Belgjika, ku mjeshtri i tatuazheve Wim Delvoye është kujtuar të themelojë fermën e derrave me tatuazhe, prej të cilëve shumica bartin logon e LV-së.

Exit mobile version