Telegrafi

Intervista ndryshe e Milot Rashicës për ueb faqen e klubit – Flija apo qebapët, Milan apo Inter, Ronaldo apo Messi?

Milot Rashica është personazhi i momentit te Werder Bremen, ku në ndeshjet e fundit ka shënuar gola duke i dhënë fitore të rëndësishme klubit të tij.

Faqja zyrtare e klubit e ka postuar videon në ‘Twitter’, por edhe në platformat e tjera sociale.

Gazetari i klubit e ka pyetur Rashicën në lidhje me shumë pyetje, nga e shkuara, klubet, ushqimi e shumë gjëra të tjera.

Ai tha se ushqimi i preferuar është flija.   “Flija apo qebapat”, ishte pyetja për Rashicën.

“Flija, flija, ajo është më e mira. Është ushqimi ynë. Do të trasheni po ta hani atë [shpesh], por po ta hani ndonjëherë është në rregull”, deklaroi Rashica.

Lexo po ashtu Forma e mirë dhe golat, Crystal Palace vihet pas Milot Rashicës

Tutje, pyetja në llogarinë e klubit për kosovarin është se “kur do të gatuajë fli për tifozët e Werderit”.

Ai është pyetur për të zgjedhur me Ronaldos dhe Messit duke e zgjedhur portugezin.

Mes klubeve të Milanos ai e ka zgjedhur Milanin, ndërsa mes atyre të Liverpulit, po ashtu Liverpoolin.

Ai nuk hezitoi ta tregojë edhe dashurinë për Kosovën e Vushtrrisë dhe menaxherin e tij, Altin Lalën. /Telegrafi/