Telegrafi

Intervista emocionale me lot në sy e Mourinhos, tregon se qeni i tij ka ngordhur në ditën e Krishtlindjeve

Jose Mourinho e ka zbuluar se qeni i tij ndërroi jetë fatkeqësisht ditën e Krishtlindjes në një intervistë para ndeshjeve të “Boxing Day”.

Mourinho foli me gazetarin Jim Rosenthal përpara ndeshjes Tottenham – Brighton, ku portugezi foli për vdekjen e qenit të tij.

Rosenthal e uroi dhe e pyeti Mourinhon për festën: “Gëzuar Krishtlindjen Jose! Si ishte Dita juaj e Krishtlindjes?”.

Menaxheri i Spurs u përgjigj duke thënë: “Qeni im vdiq dhe qeni im është familja ime. Pra, shumë e vështirë, por ne duhet të ecim tutje”.

Mourinho mori shumë mesazhe për vdekjen e qenit të tij, që ishte pjesë e familjes prej shumë vitesh.

Ekipi i tij  fitoi ndeshjen me rezultat 2-1.  /Telegrafi/