Ryan Christie përmblodhi emocionet e gjithë pritjes 22-vjeçare të Skocisë për të arritur kualifikimin në një garë të madhe, ndërsa skuadra kombëtare mundi Serbinë me penallti për t’u kualifikuar në Euro 2020.
Hera e fundit që Skocia u kualifikua për një turne ndërkombëtar ishte në Kupën e Botës në Francë në 1998, ku ata hapën turneun kundër nikoqirëve të Brazilit.
Të enjten në mbrëmje atyre iu dha një mundësi e madhe për të përfunduar atë periudhë të gjatë pritje kur u përballën me Serbinë në një ndeshje play-off.
Goli i Christie në minutën e 52-të e çoi ekipin e Steve Clarke në epërsi 0-1 dhe kur u largua nga fusha në minutën e 87-të dukej sikur ishte goli i fitores.
Megjithatë, serbët arritën të barazojnë në minutën e 90-të me anë të Luka Jovic duke thyer zemrat e Skocisë dhe për ta çuar ndeshjen në kohën shtesë.
Pas dy pjesëve prej 15 minutave pa gola, fituesi u desh të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive, ku as këtu nuk munguan emocionet.
Nëntë penalltitë e parë u shënuan nga të dy palët, ndërsa penalltia e pestë e serbëve e ekzekutuar nga Aleksandar Mitrovic u prit nga portieri David Marshall për të dërguar Skocinë në Euro 2020.
Pas lojës, Christie u intervistua në Sky Sports dhe ai qau me lot gëzimi ndërsa fliste për atë që do të thoshte.
“Ishe një ditë e mahnitshme. Ne besuam në kualifikim dhe e merituam atë. Kemi kaluar kaq shumë vite duke pritur”, ishin disa nga fjalët e Christe, i cili nuk mund të ndalte emocionet e tij në intervistë pas ndeshjes. /Telegrafi/
🗣 "We deserve it, we've been through so many years"
Ryan Christie gives an emotional post-match interview after Scotland's qualification trying to hold back the tears 🏴 ❤️ pic.twitter.com/MbkBHTmo0R
— Football Daily (@footballdaily) November 12, 2020