Site icon Telegrafi

Interpretimi dhe lidhja midis dhimbjes në zona të caktuara dhe emocioneve negative

facebook

Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh

Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar.

Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.

Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:

Qafa: Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.

Shpatullat: Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.

Pjesa e sipërme e shpinës: Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.

Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.

Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Mungesë mbështetjeje financiare.

Bërrylat: Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.

Kyçet e duarv e: Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.

Ijët: Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.

Gjunjët: Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.

Kyçet e këmbëve: Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji.

/Telegrafi/

Exit mobile version