Telegrafi

Interpol arrestoi 25 Anonymous

“Operacioni ‘Heqja e maskës’ (Unmask) është nisur pas një vargu të cybersulmeve të koordinuara të cilët vinin nga Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Spanja”, thënë në Interpol.

Në aksion janë sekuestruar 250 copë pajisje kompjuterike dhe telefona celularë, e bastisjet janë bërë në 40 lokacioni në 15 vende të botës.

Të akuzuarit me moshë, sipas policisë janë, në mes 17 dhe 40 vjeç.

Policia nuk ka dhënë fakte të qarta se ky grup i hakerëve ka lidhje me Anonymous-ët.

Në të vërtetë, policia spanjolle më herët ka publikuar se në këtë aksion janë arrestuar katër hakerë të cilët sipas pohimeve janë të lidhur me Anonymousët.

Në mesin e katërshes së arrestuar ndodhet edhe koordinatori i sulmeve në Spanjë dhe Amerikën Latine, ndërsa ai është identifikuar vetëm me nofkat ‘Thunder’ dhe ‘Pacotron’.

Katërshja është e akuzuar për sulmet mbi faqe, por dhe për publikimin e të dhënave rreth policëve përgjegjës për ruajtjen e pallatit mbretëror dhe kryeministrit.

Për njërin të akuzuar është paguar kaucioni, njëri është i mitur, kështu që u është dorëzuar prindërve, e dy të tjerë kanë mbetur në mbajtje. /Telegrafi/