Site icon Telegrafi

Interneti nxitës i ushqimit mediteran

Pjesëmarrësit në studim kanë marrë nga një broshurë edukative dhe së paku një herë në javë kanë vizituar një faqe të internetit e cila ka qenë e dedikuar për ushqimin mediteran dhe dobitë shëndetësore nga ai, ndërsa faqja ka ofruar edhe këshilla praktike dhe receta.

Edukimi i cili ka zgjatur gjashtë muaj ka rezultuar me rritjen e konsumimit të perimeve dhe rregullimin e nivelit të kolesterolit në gjakun e participantëve.

Kjo mënyrë ka sjellë deri te ndryshimet afatgjate në sjelljen dhe ushqimin e tyre.

Exit mobile version