Telegrafi

Internet Explorer vazhdon rritjen

Në vendin e dytë është Firefox posedimi i të cilit ka rënë nga 20.6 në 20.2%, e Chrome, i cili mban pozitën e tretë sipas statistikës së NetApplications, rriti posedimin e vet nga 18.6 në 18.9%. I katërti është Safari posedimi i të cilit ka rënë nga 5.1 në 4.8%, derisa Opera në vendin e pestë pati posedim bukur të njëjtë prej 1.6%.

Në mesin e pajisjeve mobile bindshëm është duke udhëhequr Safari, i cili ka rritur posedimin nga 60.5 në 63.8%, ndërsa pasohet nga shfletuesi i Androidit i cili u rrit nga 18.3 në 18.9%, derisa në vendin e tretë është Opera Mini, posedimi i të cilit ra nga 15.4 në 12.1%.

Krejtësisht kompjuterët standard përbëjnë 92.4% të përdorimit të shfletuesve të Internetit, derisa pajisjet mobile pushtuan 7.3% të tregut. /Telegrafi/