Telegrafi

Internet Explorer po bie, të tjerët po rriten

Në raportin e Netmarketshare.com thuhet se pjesëmarrja e Microsoft tek shfletuesit e internetit po bie, pikërisht për shkak të mungesës së saj në tregun e tabletëve dhe telefonave të mençur mobil.

 

Deri në muajin tetor, Firefox është shfletuesi i dytë më i popullarizuar në internet, me 21.20 për qind, i ndjekur nga Google Chrome dhe Safari, të cilët mbajnë 16.60 dhe 8.72 respektivisht. 

 

Rritjen më të madhe në këtë mes, e ka pasur shfletuesi i Google, Chrome, i cili e ka rritur pjesëmarrjen e saj në treg me 1.42 për qind, vetëm gjatë muajit tetor. 

 

Në anën tjeter, Safari po vazhdon të rris dominimin e saj në pajisjet e famshme mobile si iPhone dhe iPad, ndërsa një trend i tillë pritet të vazhdojë edhe më tej. 

 

Ndërsa, e dimë se Internet Explorer po e humb betejën e saj me konkurrentët, ne jemi të interesuar ta kuptojmë se cilin shfletues e preferojnë lexuesit e Telegrafi.com, dhe kur qasen në portal nga pajisjet e tyre mobile, cilin shfletues e përdorin?