Site icon Telegrafi

Interi merr fitore të thellë ndaj Udineses dhe rikthen pozitën e parë

Interi ka shënuar fitore ndaj Udineses ndaj me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 15-të të Serie A.

Zikatlërit e nisën shumë mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë në fillimin e saj.

Por për të zhbllokuar rezultatin u desh një penallti, kur pas rishikimit nga VAR, gjyqtari tregoi në pikën e bardhë.

Hakan Calhanoglu ishte i saktë për 1-0 në minutën e 37-të dhe nuk vonoi shumë dhe erdhën edhe golat e tjerë.

https://twitter.com/FootColic/status/1733583036782932008

Në minutën e 42-të, Federico Dimarco shënoi golin e dytë të ndeshjes për 2-0.

https://twitter.com/FootColic/status/1733585197684142340

Pas dy minutash rezultati shkoi në 3-0, kur Henrikh Mkhitaryan asistoi te Marcus Thuram që gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

https://twitter.com/FootColic/status/1733585334078685581

Pjesa e dytë ishte me nivel më të ultë, ku për këtë munguan edhe rastet e mira.

Në minutën e 84-të u shënuan goli i fundit i ndeshjes, kur Lautaro Martinez shënoi për 4-0.

https://twitter.com/FootColic/status/1733600233827742057

Me këtë fitore Interi kalon në pozitën e parë me 38 pikë, dy më shumë se sa Juventusi që është i dyti me dy pikë më pak. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version