Site icon Telegrafi

Interi dominon formacionin e javës së parafundit

Napoli fitoi në udhëtim te Sampdoria, ku paraqitje të mirë bëri Jose Callejon, kurse shqiptari Shkodran Mustafi shënoi një autogol.

Milani regjistroi humbje (2-1) nga Atalanta, ndërsa golin e fitores e shënoi Franco Brienza.

Interi mposhti Lazion (4-1) në ditën kur iu dha lamtumira nga futbolli kapitenit legjendar Javier Zanetti dhe përfaqësohet me tre lojtarë në njëmbëdhjetëshin startues.

Formacioni i javës së 37-të në Serie A (4-4-2):

Portier: Alberto Frison (Catania).

Mbrojtës: Juan Cuadrado (Fiorentina), Andrea Ranocchia (Inter), Dario Dainelli (Chievo), Fabian Monzon (Catania).

Mesfushorë: Jose Callejon (Napoli), Mateo Kovacic (Inter), Emil Hallfredsson (Verona), Franco Brienza (Atalanta).

Sulmues: Rodrigo Palacio (Inter), Antonio Floro Flores (Sassuolo).

/Telegrafi/

Exit mobile version