Telegrafi

Interesimi i Tiranës për Visar Bekajn, klubi tiranas duhet ta paguajë klauzolën në kontratën e tij

Emri i Visar Bekajt në çdo afat kalimtar mbetet ndër më të komentuarit, duke u lidhur gjithmonë me një largim nga Prishtina.

Së fundmi për portierin e Kosovës, ka shfaqur interesim, lideri i Superligës së Shqipërisë, Tirana.

Mësohet se tiranasit janë shumë të interesuar për Bekajn, i cili ka kontratë me Prishtinën.

Por në kontratën e këtij të fundit është një klauzolë lirimi prej 75 mijë euro.

Çdo klub që e paguan këtë klauzolë, Prishtina do të ishte e gatshëm ta lironte.

Mbetet të shihet  në ditët në vijim, se a do të ketë lëvizje rreth këtij  transferimi, apo edhe të tjerë, pasi Tirana është e interesuar edhe për Armend Thaqin dhe Meriton Korenicën. /Telegrafi/