Emri i Visar Bekajt në çdo afat kalimtar mbetet ndër më të komentuarit, duke u lidhur gjithmonë me një largim nga Prishtina.
Së fundmi për portierin e Kosovës, ka shfaqur interesim, lideri i Superligës së Shqipërisë, Tirana.
Mësohet se tiranasit janë shumë të interesuar për Bekajn, i cili ka kontratë me Prishtinën.
Por në kontratën e këtij të fundit është një klauzolë lirimi prej 75 mijë euro.
Çdo klub që e paguan këtë klauzolë, Prishtina do të ishte e gatshëm ta lironte.
Mbetet të shihet në ditët në vijim, se a do të ketë lëvizje rreth këtij transferimi, apo edhe të tjerë, pasi Tirana është e interesuar edhe për Armend Thaqin dhe Meriton Korenicën. /Telegrafi/