Site icon Telegrafi

Interesim i madh i qytetarëve më Ferizaj për tekstet shkollore të botimeve “Dukagjini”

Kanë mbetur edhe pakë ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, por interesimi i qytetarëve vazhdon të jetë i madh për t’u pajisur me tekste shkollore për nxënësit.

Qytetarët tashmë po i kërkojnë tekstet shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

TV Dukagjini ka raportuar nga një librari në qytetin e Ferizajt, derisa prindërit po vazhdojnë të furnizohen me tekste shkollore nga shtëpia botuese “Dukagjini”.

Punëtorja e kësaj librarie ka thënë se ka interesim të madh të qytetarëve për tekstet shkollore, derisa shtoi se çdo nxënës është i mirëpritur të pajiset me libra.

“Interesimi ka qenë nga java e kaluar, prindërit po tentojnë t’i ikin grumbullimit dhe kanë filluar më herët. Kemi hapësira të mjaftueshme, sivjet kemi kohë më shumë që secili prind që vjen t’i kryejë obligimet. Jemi pajisur me 90% të librave, që çdo nxënës t’i marrë librat… interesimi po rritet, prindërit disa vijnë me lista, varet edhe sa ju kanë dërguar. Kemi staf ekstra të angazhuar mos me pas pritje”, tha ajo, duke mos dashur t’i publikohej identiteti.

Ndryshe, shtëpia botuese “Dukagjini” nga 23 gushti ka furnizuar libraritë në gjithë Kosovën me tekstet shkollore.

Listën e qyteteve dhe të librarive përkatëse mund ta gjeni KËTU.

Exit mobile version