Telegrafi

Interesim i jashtëzakonshëm i të rinjëve për certifikim në marketingun digjital

Vetëm dy javë pas prezantimit zyrtar të Digital Marketing Institute (DMI) në Kosovë, me qindra të rinjë kosovar i kanë bërë regjistrimet e tyre për certifikimet profesionale në pesë disciplina të ndryshme, të ofruara nga Digital Marketing Institute, dhe partneri i saj lokal, Kolegji Universum.

Në prezantimin zyrtar para dy jave ishte thënë se Digital Marketing Institute (DMI) vjen në Kosovë për të ofruar mundësi të reja punësimi dhe ngritje në karrierë për marketingun digjital duke ofruar Diploma Profesionale në marketing digjital, marketingun në motorët global të kërkimit në internet, marketingun në mediat sociale, marketingun në pajisjet e mençura mobile, si dhe në planifikim dhe strategji digjitale.

Çdo program i zgjedhur do të zhvillohet në dhjetë module, dhe trajnimi i pjësëmarrësve bëhet në grupe të vogla për të mundësuar qasje individuale në marrjen e njohurive të reja nga programi i DMI që është i verifikuar nga emrat më të mëdhenj të teknologjisë globale, duke përfshirë korporatat si Google, Facebook, Twitter, LinkedIn, McCann dhe Ogilvy.

Programet e Digital Marketing Institute (DMI) aktualisht ofrohen në më shumës se 60 shtete, duke mundësuar diplomim në profesionet më të kërkuara të kohës së sotme.

Para-regjistrimet për certifikimet e ofruara nga DMI kishin filluar në ditën kur është bërë lansimi i programit, ndërsa tani është thënë se grupet e para të studentëve do ta nisin certifikimin e tyre brenda dy javëve të ardhshme.