Telegrafi

Interesante: Tifozi mysafir i vetëm në tribunë, kundërshtarët e qerasin me birrë (Foto)

Në kampionatin e ligës së dytë të Italisë, Serie B, ka ndodhur diçka interesante në fundjavën që shkoi.

Gjatë ditës së shtunë skuadra e Barit ishte mikpritëse e skuadrës Pro Vercelli, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2-0.

Interesantja e gjithë kësaj ishte se për skuadrën mysafire kishte udhëtuar vetëm një tifozë për të përcjell ndeshjen, nga ku kishte hapur një baner.

Lexo po ashtu Mund t’i keni harruar, por këto janë disa nga momentet më ikonike në botën e futbollit (Video)

Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi për atë tifoz që kishte udhëtuar për të ndjekur skuadrën e zemrës, treguan respekt tifozët kundërshtar, ata të Barit.

Fotografët kanë zënë një pamje interesante, ku shihen tifozët vendas teksa e qerasin me një birrë. /Telegrafi/

Momenti ku tifozët vendas qerasin mysafirin e tyre me një birrë