Në kampionatin e ligës së dytë të Italisë, Serie B, ka ndodhur diçka interesante në fundjavën që shkoi.
Gjatë ditës së shtunë skuadra e Barit ishte mikpritëse e skuadrës Pro Vercelli, ndeshje të cilën e fituan me rezultat 2-0.
Interesantja e gjithë kësaj ishte se për skuadrën mysafire kishte udhëtuar vetëm një tifozë për të përcjell ndeshjen, nga ku kishte hapur një baner.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra, pasi për atë tifoz që kishte udhëtuar për të ndjekur skuadrën e zemrës, treguan respekt tifozët kundërshtar, ata të Barit.
Fotografët kanë zënë një pamje interesante, ku shihen tifozët vendas teksa e qerasin me një birrë. /Telegrafi/