Në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit kosovar priten të zhvillohen pesë takime, dy prej të cilave janë në grupin A, ndërkohë tri të tjera në grupin B.
Ndeshja kryesore në Rrafshin e Dukagjinit do të jetë ajo ndërmjet Istogut dhe Malishevës.
Ndërkohë në Grupin A spikat takimi ndërmjet Flamurtarit dhe Ulpianës në grupin B.
Ndeshja e parë u zhvillua dje ku Dukagjini u përball me Lirinë, ballafaqim ky i cili përfundoi në favorin e “Hithave” (3-1).
Nga kjo javë do të fillojë të ndryshojë edhe orari i zhvillimit të ndeshjeve, pasi që ato do të startojnë nga ora 15:00.
Grupi A
Istogu – Malisheva
A&N – Vëllaznimi
Grupi B
KEK-u – Vllaznia Pozheran
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Flamurtari – Ulpiana /Telegrafi/