Zenit St Petersburg e ka konfirmuar interesimin për mbrojtësin e Interit, Jeison Murillo, pas dështimit të transferimit të Kostas Manolasit.
Manolas ishte afër të transferohej te Zeniti, por që në fund dyshuan bisedimet shkaku i pagës.
“Jemi të interesuar edhe për Medelin, por nuk është pjesë e kësaj marrëveshje”.
“Për Murillon, mund të them që është një lojtar që Mancini e njeh mjaftë mirë dhe jemi të interesuar për të”.
“Nuk është sekret që ne po kërkojmë një qendërmbrojtës”, ka thënë Konstantin Sarsania.
Murillo u bashkua me Interin nga Granada në vitin 2015 për 8 milionë euro.
Nerazzurri i kanë vënë çmimin nga 20 deri në 25 milionë euro. /Telegrafi/