Site icon Telegrafi

Inter – Milan, 5 mënyrat si mund të mposhten skuadrat

Pesë mënyrat e Interit për të mposhtur Milanin

1. Të keni besim dhe të mos keni frikë

Interi i ka fituar tri derbit e fundit në Serie A, dy të fundit me rezultat të kombinuar prej 6-0 në sezonin 2009-2010. Në këto ndeshje Interi ishte fantastik, por e vërteta është se këtë nuk e ka bërë sivjet skuadra e Morattit. Nerazzurët duhet të kenë besim për një rezultat të mirë, ashtu si Juventusi që ishte në krizë para ndeshjes ndaj Milanit, por mendimi se do të jetë lehtë si sezonin e kaluar do të ishte i gabuar. Tregojini rivalit se keni besim dhe nuk jeni të frikësuar.

2. Sulmojeni Milanin me kundërsulme

Nuk është tashmë i fshehtë fakti se Milani shpeshherë renditet në fushë në mënyrë katastrofale, apo është ndonjë skuadër e shpejtë. Edhe Real Madridi edhe Juventusi kanë përfituar nga kjo gjë javëve të fundit, dhe me një sulm që ka në përbërje Eto’on dhe Militon, nuk ka arsye pse të mos e bëjë këtë edhe Interi. Sneijder dhe Stankovic duhet të shikojnë se si ta marrin sa më shpejtë topin nga mbrojtja dhe ta dërgojnë edhe më shpejtë në sulm, për ta zënë Milanin të papërgatitur.

3. Lejojeni Lucion ta mbajë Ibrën

Në një sezon ku disa lojtarë të Interit kanë vuajtur, së bashku me Samuel Eto’on, Lucio ka qenë mbrojtësi që i ka përmbushur të gjitha pritjet. Qendërmbrojtësi brazilian ka qenë i çeliktë në mbrojtje dhe ia ka treguar vendin Ibrës sezonin e kaluar në ndeshjet ndaj Barcelonës. Pa Paton, suedezi (me gjashtë gola këtë sezon), do të jetë rreziku kryesor dhe Lucio duhet të jetë syhapur. Gjithashtu duhet të shmangen konfrontimet Cordoba-Ibra, pasi që gjatësia dhe fuqia e sulmuesit të Milanit mund t’i shkaktojnë probleme mbrojtësit veteran nga Kolumbia.

4. I jepni dy role Sneijderit

Kandidati kryesor për Topin e Artë, Wesley Sneijder, pritet që të rikthehet në formacion si trikuartist, por gjithashtu do të ketë rol defensiv, sidomos nëse Andrea Pirlo është në fushë. Cilindo lojtar që Milani ta vë si tru në mesfushë, holandezi duhet ta markojë atë kur Interi nuk do ta ketë topin. Kjo është një taktikë që do ta detyrojë Milanin të kërkojë opsione tjera dhe të bëjë gabime.

5. Largojeni menjëanë krenarinë

Shpeshherë para ndeshjeve të mëdha, ju dëgjoni shumë protagonistë duke thënë se është vetëm ‘një ndeshje tjetër’, apo diçka të ngjashme. Gabim i madh! Ky është derbi më i madh lokal në botë. Madje në këtë fazë të hershme të sezonit, një humbje për Interin do t’i largonte gjashtë pikë nga kreu Nerazzurët dhe një pikë do t’i bënte liderë. Interi ka dominuar në Serie A që nga Calciopoli dhe statusi i tyre prej kampionit është ende i gjallë, por impenjimi dhe përqëndrimi duhet të jenë maksimal. Nerazzurët duhet ta veshin zemrën me metal për këtë ndeshje.

Pesë mënyrat e Milanit për ta mposhtur Interin

1. Bëni start të shpejtë

Një gjë për të cilën një ekip në formë të dobët nuk ka nevojë është dizavantazhi. Me besimin e rënë drastikisht në Appiano Gentile falë lëndimeve dhe rezultateve katastrofale së fundmi, gjëja e vetme që do t’i duhej Interit është dizavantazhi i hershëm në derbi.

Sezonin e kaluar ishin Nerazzurët ata që ishin në krye të parët në të dy ndeshjet. Në gusht Milani filloi mirë dhjetë minutat e parë, por e përfundoi pjesën e parë me tri gola deficit, përderisa në janar ishte Interi që shënoi gol të hershëm. Kështu, me Interin që nuk po përjeton ditët më të mira, është e rëndësisë vitale për Milanin që të jetë dominues në fillim. Një gol i hershëm është gjithë ajo që i duhet Milanit për ta mposhtur Interin.

2. Izolojeni Cordoban me Ibrahimovicin

Ekspertët konservativë thonë se Ivan Cordoba është nëntë centimetra më i shkurtër se Zlatan Ibrahimovic dhe përderisa Rafa Benitez do të vë sigurt një ekip në fushë që do t’ia lejojë Lucios ta marrë në dorë Ibrën, është në dorë të suedezit që të bëjë ç’mos për të shpalosur dobësitë e mbrojtjes Nerazzure.

Ashtu siç ndodh shpesh që lojtarë të fuqishëm të mbajnë sulmues të po të njëjtit kalibër, ashtu edhe Ibra duhet të tentojë ta izolojë kolumbianin sa më shpesh që është e mundur. Nëse sulmuesit e Milanit luajnë sipas taktikave të Interit, duke lejuar Lucion ta mbajë Ibrahimovicin dhe Cordoba nga ana tjetër ta mbajë Seedorfin, atëherë loja do të ishte në dorë të Rafa Benitezit.

Kështu, Ibrahimovic duhet të jetë po aq i gjallë sikurse në ndeshjet e para për Milanin, në mënyrë që ta izolojë Cordoban dhe të lejojë ardhjen e topave nga Ronaldinho, Seedorf dhe Ambrosini.

3. Dyfishojeni Samuel Eto’on

Edhe pse Interi ka vuajtur për të gjetur formën më të mirë, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Samuel Eto’on. Si golashënues më i mirë në Serie A që është, kamerunasi gjendet në krye edhe në Ligën e Kampionëve, pasi shënoi 17 gola në 17 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. Është e rëndësisë së lartë që Rossonerët të bëjnë ç’mos për të mbyllur Eto’on.

Ai jo vetëm që ka shënuar gola për kënaqësi, por ai gjithashtu ka qenë shumë i keq për kundërshtarët që gabuan, ndërsa një lapsus i Milanit në mbrojtje mund t’i japë atij rastin e përkryer për të shkaktuar probleme. Është vitale që Eto’os t’i mos lejohet dueli ndaj Ignazio Abates. I riu jo vetëm që nuk ka përvojë për të dueluar me Eto’on, por gjithashtu është vënë shpesh në një pozitë e cila është dëshmuar tejet e rëndë për të.

Kështu, nëse ai dëshiron që të jetë i suksesshëm ndaj Eto’os në krah, ai duhet të ndihmohet sa më shpesh që është e mundur nga Gattuso përballë tij dhe kur është e nevojshme edhe nga Alessandro Nesta. Përderisa nuk mund të blindoni në një lojë me numra si futbolli, Eto’o është një lojtar që thjesht nuk bën ta lejosh të vetmuar.

4. Të sulmohet Davide Santon

Mbrojtësi i ri është një prej talentëve më premtues italianë, por atij i ka marrë një kohë të gjatë fitimi i vendit në formacion te Interi. Dhe përderisa ai ka pasur probleme të mëdha me lëndime, gjithashtu ai ka pasur edhe mungesë të zhvillimit si lojtar, që nuk ka lejuar Mourinhon dhe tani Benitezin t’i japin atij futboll të rregullt.

Me lëndimet që kanë diktuar formën e tij, Santon tashmë është në gjendje që të luajë në formacionin e parë, por me presion të jashtëzakonshëm. Edhe pse ai do të luajë në krahun e djathtë që është pozita e tij më e fortë, një dyshe e përbërë nga Ronaldinho, Ambrosini ose Antonini mund ta vë atë nën presion enorm. Milani nuk duhet të frikësohet që të depërtojë nëpër krahun e djathtë, një prej dobësive më të mëdha të Rossonerëve këtë sezon, nëse dëshirojnë ta shohin veten triumfues në këtë përballje.

5. Bëni zëvëndësime të mençura në sulm

Një gjë e cila i ka munguar Milanit viteve të fundit është artileria rezervë. Edhe pse ata kanë humbur Pippo Inzahgin për pjesën e mbetur të sezonit dhe me Alexandre Paton të lënduar për disa javë, Rossonerët kanë ende lojtarë rezervë në sulm. Nëse Massimilano Allegri fillon me taktikë 4-3-2-1 ashtu siç pritet, atëherë do të ketë shumë mënyra për të që të shikojë të ndryshojë gjërat përpara, kur Rossonerët do të jenë në avantazh ose disavantazh.

Me Matthieu Flaminin që përfundimisht ka gjetur identitetin e tij në formacionin startues dhe Kevin Prince Boateng që ka treguar aftësinë e përfshirjes në sulm, ka shumë burime tjera në mesfushë që mund të jenë produktive në sulm. Aty është gjithashtu edhe Robinho. Golat së fundmi janë rikthyer në agjendën e tij dhe braziliani i vogël me besimin e rifituar, mund të jetë vrasës i Interit në 30 minutat e fundit. Allegri nuk duhet të hezitojë t’i japë Interit që po vuan probleme shtesë në mbrojtje.

 

/Telegrafi/
 

Exit mobile version