Telegrafi

Inteligjenca emocionale shumë shpejt do të jetë aftësia më e dëshirueshme për punë

Njohuritë e tanishme me siguri na bëjnë të mendojmë se duhet të përvetësojmë aftësi teknologjike për të aplikuar për punë që do të jenë të nevojshme në të ardhmen, siç është programimi, dizajni grafik, etj.

Por, një studim i ri sugjeron se aftësitë mekanike, teknologjike, etj. mund të mos jenë gjëja më e vlefshme për të investuar, transmeton Telegrafi.

Faktikisht, duket se inteligjenca emocionale do të jetë më e nevojshmja në të ardhmen.

Studimi, i cili është publikuar në “California Management Review”, ka zbuluar se inteligjenca artificiale shumë shpejt do të jetë e aftë t’i zgjidhë problemet dhe t’i analizojë të dhënat më mirë sesa ç’munden njerëzit.

Inteligjenca artificiale faktikisht veçse i ka kaluar njerëzit kur është fjala për punët fizike si prodhimi, riparimet, etj. Përveç punëve fizike, inteligjenca artificiale është më e mirë se njerëzit edhe në detyrat që ndërlidhen me mendim, siç është analizimi dhe interpretimi i informacioneve për të marrë mendime (njohur si inteligjenca e mendimit).

Kështu, aftësia jonë më e mirë si njerëz do të jetë ajo për t’i bërë gjërat që inteligjenca artificiale nuk do të mundet: pra, gjendja emocionale.

Sipas ekspertëve, gjërat si lidhjet ndërpersonale dhe inteligjenca emocionale do të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen.

Ditëve të sotme, departamentet e burimeve njerëzore u japin prioritet njerëzve me aftësi të mëdha të inteligjencës emocionale, atyre me aftësi të negocimit dhe atyre me aftësi të menaxhimit të njerëzve.

Pra, njerëzit që janë të aftë t’i identifikojnë dhe t’i menaxhojnë emocionet e veta dhe të tjerëve do të kenë shumë përparësi në të ardhmen. /Telerafi/

Lexo po ashtu Si ta zhvilloni inteligjencën emocionale