Drita dhe Gjilani pritet të dhurojnë spektakël të dielën në fushë.
Por vëmendja më e madhe është në tribuna ku do të jenë në njërën anë ‘Intelektualët’ bardh e kaltër dhe ‘Skifterat’ kuq e bardh.
Por gjatë natës së sontme, tifozët e Dritës kanë mbajtur një mbledhje në stadiumin e qytetit për tu organizuar sa më mirë për të dielën.
Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë më shumë se dy mijë ‘Intelektualë’, të cilët kanë dhuruar spektakël me këngët e tyre.
Pas përfundimit të mbledhjes, tifozët e Dritës kanë ecur nëpër qytet duke dhuruar spektakël me këngët e tyre. /Telegrafi/