Njëri nga tifo grupet më të mëdha në Kosovë, Intelektualët nga Gjilani kanë dhuruar edhe një herë spektakël.
Bardh e kaltërtit kanë udhëtuar në një numër tejet të konsiderueshëm në Pejë për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës Dritën ndaj Besës.
Fotot e postuara nëpër rrjete sociale tregojnë më së miri për udhëtimin masiv të tifozëve bardh e kaltër.
Edhe pse temperatura e ulëta, kjo nuk i ka penguar tifozët gjilanas që të zhvishen dhe të krijojnë një atmosferë të nxehtë.
Duhet theksuar se nga Gjilani, tifozët kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar me katër autobusë. /Telegrafi/