Telegrafi

‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’ largohen nga ‘Dardanët’

Banderola ‘Kosovo is Kosovo’, e tifogrupit të Përfaqësueses së Kosovës, ‘Dardanët’ ka ngjallur reagime të mëdha.

Kjo ka bërë që dy tifo grupet, ndër më të mëdhatë në vend, ‘Intelektualët’ e Dritës dhe ‘Skifterat’ e Gjilanit të ndahen nga ‘Dardanët’.

Nëpërmjet një postimi në faqet e tyre zyrtare, dy tifo grupet gjilanase kanë treguar edhe arsyet e largimit nga Dardanët.

Ata janë kundër asaj banderole dhe mesazheve politike. /Telegrafi/