Telegrafi

Instituti GAP: Qeverisja Nura në Skenderaj nga 66 premtime i ka realizuar 32 prej tyre

Komuna e Skenderajt

Nga publikimi i “Letërnjoftimi i Komunave” nga instituti “GAP” rezulton që kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe kabineti i tij nga 66 premtime të dhëna, deri më tani kanë realizuar 32 prej tyre.

Sipas këtij publikimi, 16 premtime janë gjysmë të përmbushura, 13 kanë filluar dhe 5 prej tyre nuk kanë filluar ende, shkruan Telegrafi.

“Edhe një vit deri në përfundim të mandatit tonë qeverisës, 32 premtime nga 66 gjithsej që përfshijnë periudhën 4 vjeçare, kanë pëfunduar para kohe, 16 të tilla janë rrugës për t’u përmbushur, 13 kanë filluar dhe vetëm 5 premtime (ndërtimi i Muzeut, Kinemaja e Qytetit, Biblioteka dhe ndërtimi i muzeut që pasqyron krimet e Serbisë në Rezallë, Izbicë dhe Çirez) nuk kanë nisur ende”, ka thënë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

“Letërnjoftimi i Komunave” nga instituti GAP

Në këtë publikim përfshihen premtimet e dhëna elektorale të vitit 2021. /Telegrafi/