Site icon Telegrafi

Instituti GAP: Gazmend Muhaxheri ka përmbushur nëntë nga 25 premtime

Instituti GAP ka publikuar rezultatet për monitorimin e premtimeve të bëra nga kryetarët e komunave gjatë mandatit të tyre katërvjeçar.

Sipas këtyre të dhënave, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, i cili mban mandatin 2021-2025 dhe përfaqëson Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), ka realizuar nëntë nga 25 premtimet që ka bërë.

Sipas GAP-it, shtatë projekte janë në fazën fillestare, ndërsa katër janë gjysmë të përfunduara dhe pritet të përmbyllen së shpejti.

Megjithatë, pesë projekte ende nuk kanë nisur.

Kryetari Gazmend Muhaxheri gjatë seancës degjimore me qytetarët/ Foto nga komuna e Pejës, Facebook

Premtimet e Muhaxherit përfshijnë fusha të rëndësishme si administrata, arsimi, ekonomia, infrastruktura sociale, shëndetësia, shërbimet publike, sporti dhe urbanizmi.

Ky raport ndihmon në vlerësimin e përmbushjes së angazhimeve të dhëna ndaj qytetarëve të Pejës gjatë mandatit aktual.

Exit mobile version