Telegrafi

Instagram të fillojë me ofrimin e reklamave në fotografi

Instagram e ka pranuar se tranzicioni do të jetë delikat pasi që 150 milionë përdoruesit e saj nuk janë mësuar të shohin reklama në listën e fotografive të tyre apo të familjeve të tyre, dhe ka frikën se këto tentime do t’i shqetësojnë disa nga përdoruesit.

Instagram është rrjeti i fundit social i cili kthehet kah reklamimi për të përfituar nga miliona përdorues që shërbimi i ka në faqen e saj.

Reklamuesit mendohet se kanë planifikuar të shpenzojnë afër 10 miliardë dollarë në reklamat e ofruara nga rrjetet sociale në mbarë botën këtë vit, thuhet sipas firmës hulumtuese eMarketer. / Telegrafi /