Telegrafi

Instagram tani më i madh se Twitter

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kevin Systrom e përshkroi këtë arritje të kompanisë si moment historik dhe "emocionues" dhe tha se kompania të cilën ai e menaxhon do të "vazhdojë të rritet".

Twitter pretendon të ketë 284 milionë përdorues aktiv në rrjetin e saj për çdo muaj. Ndërsa, lideri Facebook, që krenohet me 1.35 miliardë përdorues aktivë mujor, e bleu Instagramin në 2012.

Instagram gjithashtu ka filluar me prezantimin e llogarive të vërtetuara, të cilave do t’ua vë simbolet e zakonshme me ngjyrë të kaltër, siç bëjnë sot Facebook dhe Twitter. (Telegrafi)