Telegrafi

Instagram, tani edhe në web

Shërbimi do të fillojë të shtojë profilet e përdoruesve të Instagram edhe në ueb gjatë ditëve të ardhshme.

Më parë, profilet e përdoruesve të Instagram kanë ekzistuar vetëm në aplikacione mobile përmes telefonave të mençur mobil si iPhone ose modeleve të ndryshme të Android.

Ndërsa tani, përdoruesit do të ketë një uebfaqe, përkatësisht profil me foto, biografi të shkurtër dhe një përzgjedhje të fotografive të cilët i kanë ngarkuar së fundmi në Instagram.

Instragram, shërbimi i cili tani është në pronësi të Facebook,  njoftimin e saj zyrtar lidhur me këtë ndryshim e ka bërë përmes një postimi në blogun e saj, gjatë ditës së hënë. / Telegrafi /