Site icon Telegrafi

Instagram sqaron pse nuk lejon fotot “topless”

“Instagram” më në fund ka zbuluar arsyen se përse është vendosur ky rregull. Gjatë një fjalimi të mbajtur në Londër, shefi ekzekutiv i “Instagram”-it, Kevyn Systrom, shpjegoi se rrjeti social mund të përdoret nga mosha 12 vjeç e sipër, raporton "Daily Mail", transmeton shekulli.

Ndërkohë aplikacionet në “App Store” mund të shfaqin përmbajtje me nudizëm vetëm nëse janë të kategorizuar si 17+, por “Instagram” nuk do që ky aplikacion të përdoret vetëm nga moshat 17 vjeç e sipër.

Shumë persona të famshëm i janë bashkuar fushatës #freethenipple, megjithatë Instagram si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë rregullat e saj, vetëm nëse “Apple” bie dakord që të ndryshojë kategorinë e aplikacionit.
 

Exit mobile version