Telegrafi

Instagram shfaq përmbajtje speciale, duke filluar me Halloween!

Kjo pyetje mund të mos jetë e saktë, por për promovimin e videove për Halloween, rrjeti social Instagram ka shfaqur përmbajtjen e zgjedhur në një listë speciale për të gjithë përdoruesit e saj që kanë dashur të shohin videot më të mira që janë bërë për këtë ngjarje e cila festohet në mënyrë masive në SHBA.

Instagram me sa duket është inspiruar nga Twitter Moments dhe SnapChat Our Story, tipare këto të cilat tashmë janë bërë të njohura për përmbajtjen e zgjedhur nga këto aplikacione mobile dhe rrjete sociale.

Rrjeti social në pronësi të Facebook dje gjatë ditës ka bërë një njoftim për përdoruesit që kanë dashur të shohin videot që shërbimi i ka zgjedhur për Halloween, dhe të gjitha këto video janë shfaqur në një mur që i është dedikuar enkas ditës kur njerëzit duan të duken të frikshëm ose kreativ me kostumet e tyre. (Telegrafi)