Telegrafi

Instagram me dizajn të ri për desktop!

Më parë, nëse jeni përpjekur të shfletoni Instagram-in nga kompjuteri juaj personal kjo gjë mund të ishte një përvojë e pakëndshme, për të thënë më së paku.

Faqet e profilit ishin një imitim i keq i atyre të aplikacionit mobil, me fotot e profilit që gjendeshin në anën e sipërme në të majtë, mbi një kolazh të fotografive të bëra nga përdoruesit.

Ndërsa tani, faqja e internetit duket në mënyrë të konsiderueshme më e pastër, me foto të profilit më rrethore në qoshe, në pjesën e sipërme dhe përshkrimin më të thjeshtë të profilit, dhe tpografinë e re e cila është me e lehtë për tu lexuar.

A ju është paraqitur dizajni i ri i Instagram për desktop? Nëse po, na tregoni nëse po ju pëlqen më shumë shërbimi në këtë format të ri?