Telegrafi

Instagram, më 11 mars vjen në Android?

Tani, ka edhe një lajm më të mirë se kaq për përdoruesit e Android, pasi që Instagram ka dhënë edhe një datë të lansimit të shërbimit të saj online.

Sipas një raporti të fundit, Instagram ka thënë se do të lansojë shërbimin e saj në formë të aplikacionit edhe për Android, ndërsa kjo informatë ende duhet të marrë konfirmimin e shërbimit.

Listës prej 14 milionë përdoruesve në iOS, me siguri se do ti shtohen edhe disa miliona të tjerë në Android, pasi që shërbimi është mjaft popullor në shumë vende të botës. / Telegrafi /