Telegrafi

Instagram ka 800 milionë përdorues aktiv

Deri në fund të shtatorit të vitit 2017, Instagram ka arritur 800 milionë përdorues aktiv mujor, nga 600 milionë që kishte në dhjetor të 2016-së, shkruan Telegrafi.

Instagram është rrjeti më i madh social i cili lejon redaktimin apo shpërndarjen e fotove dhe videove. Në vitin 2015 kishte rreth 77.6 milionë përdorues aktiv në SHBA, në vitin 2019 kjo shifër parashikohet të tejkalojë 111 milionë përdorues.

Globalisht, çdo i dyti përdorues është 24 vjeç ose më i ri, ku në SHBA ky rrjet ka tejkaluar dhe Facebook dhe Twitter në mesin e të rinjve.

Për shkak të natyrës vizuale të aplikacionit dhe shkallës së lartë të angazhimit të përdoruesve, Instagram është një mjet i vlefshëm për marketingun e medias sociale. Deri në mars të vitit 2016, 98 për qind e markave të modës kishin një profil Instagram. Që nga dhjetori i 2016-së, numri mesatar i postimeve të imazhit të markës ishte 27.9 postime në muaj. /Telegrafi/