Drejtori ekzekutiv i Instagram, Kevin Systrom, ka konfirmuar për The Financial Times se aplikacioni social është në përgatitje të lansimit të videove ‘live’.
Duke ndjekur hapat e Facebook, kompanisë amë, Instagram do të përpiqet të përdor videot e drejtpërdrejta për të rritur pjesëmarrjen e përdoruesve dhe kohëzgjatjen e përdorimit të aplikacionit.
Edhepse Systrom nuk e ka konfirmuar kohën e saktë kur ky tipar do të arrijë në Instagram, tipari është parë tashmë në versionin beta të aplikacionit.
Me lansimin e këtij tipari, Instagram do të bashkohet me Snapchat, Facebook, Tëitter dhe Youtube në konkurrencë për marrjen e përdoruesve që do të xhirojnë në kohë reale.
Systrom ka deklaruar se suksesi i lartë i tiparit ‘Stories’ ka ndihmuar në përfshirjen e videove live në platform.