Telegrafi

Instagram dyfishon numrin e përdoruesve në Indi

Instagram, platforma super e famshme për shpërndarjen e fotografive në internet që në vitin 2012 ishte blerë nga Facebook për rreth 1 miliard dollarë, e dyfishoi bazën e saj të përdoruesve aktivë mujor në Indi gjatë periudhës midis këtij shtatori dhe atij të kaluarit, transmeton Telegrafi.

"Instagram ka fituar popullaritet të madh dhe njerëzit janë duke e përdorur atë për ta shprehur vetveten", tha drejtori menaxhues i Facebook për Indi. "Përdoruesit tanë aktivë mujor tashmë janë dyfishuar gjatë vitit të kaluar dhe ky momentum po vazhdon të ndërtohet" ka thënë ai.

Në shtator ishte thënë se kompania ka arritur në 400 milionë përdorues, dhe se mbi 75 për qind e këtij numri jetojnë jashtë SHBA-ve.