Mund të mendoni se kopjimi i ideve interesante ose të suksesshme të konkurrentëve tuaj nuk do të ketë përfundim të mirë, mirëpo Instagram është shembull konkret i të kundërtës.
Kompania në pronësi të Facebook ka përdorur secilin tipar të Snapchat që ka mundur gjatë kohës së fundit dhe ka arritur sukses.
Instagram tani ka 700 milionë përdorues, 100 milionë më shumë se që ka pasur në dhjetor të vitit të kaluar. Në ndërkohë, Snapchat ka një bazë prej gjithsej 161 milionë përdorues. Rritja e fundit është më e shpejta në historinë e Instagram.
Kalimi nga 500 milionë në 600 milionë ka kërkuar gjashtë muaj për kompaninë, në 2016. Sidoçoftë, këto shifra nuk janë as afër numrave të Facebook. Rrjeti social me ngjyrë të kaltër ka një total prej 1.8 miliardë përdorues.
Degët tjera të Facebook si Whatsapp dhe Messenger kanë nga 1.2 miliardë, dhe si duket, kompania Facebook ka fituar zyrtarisht në rrjetet sociale.