Telegrafi

Instagram arrin në 90 milionë përdorues aktivë brenda muajit

Numri i përdoruesve aktivë të Instagram për një muaj ka arritur në 90 milionë, ndërsa në faqe çdo ditë ngarkohen rreth 40 milionë fotografi të reja.

Përveç numrit të madh të fotografive, përdoruesit e Instagram janë gjithashtu aktivë në komunikim, duke bërë më shumë se 8500 pëlqime dhe mbi 1000 komente në sekondë.

Gjithashtu vlen të përmendet është se kjo është hera e parë që Instagram ka raportuar numrin e shfrytëzuesve aktivë për muaj, një prirje kjo që po ndodh me të gjitha rrjetet sociale.

Twitter dhe Google+ gjithashty kanë filluar raportimin e përdoruesve mujor aktivë (Twitter ka 200 milionë përdorues mujor aktivë, ndërsa G+ ka raportuar 135 milionë përdorues mujor aktivë). / Telegrafi /