Telegrafi

Instagram arrin në 100 milionë përdorues

Arritja e Instagram vjen vetëm 4 muaj pasi rrjeti social filloi t’i publikonte përdoruesit e regjistruar në faqe, dhe në kohën kur ishte goditur nga kritikat të cilat e akuzonin atë për shitjen e profileve të përdoruesve të saj.

Trendi i shpejtë i rritjes së faqës është shumë mbresëlënës, duke marrë parasysh se rivali i saj më i afërt, rrjeti social Tëitter ka arritur në shifrën prej 200 milionë përdoruesve, edhe pse për këtë i janë nevojitur rreth 6 vite kohë.

Krahasuar me rivalin e saj, Instagram është rritur me një shkallë shumë më të shpejtë të zhvillimit. / Telegrafi /