Komuna e Kamenicës ka njoftuar se është një ndër komunat e para në Kosovë që ka arritur të marrë pjesë në finalen e festivalit “World Architecture Festival 2024”, që do të mbahet në Singapor.
Kamenica do të garojë me projektin e pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të shkollave fillore.
“Jemi krenarë të ju njoftojmë se projekti ynë i pritoreve, i inspiruar nga vizatimet e nxënësve të shkollave fillore, është zgjedhur një nga projektet finaliste – në World Architecture Festival 2024”.
“Ky projekt përfshin elemente inovative si panelet diellore, çati të gjelbra, hapësira parkimi për biçikleta dhe rafte librash. Struktura e tij imiton pemën natyrale dhe përdor materiale miqësore me ambientin, duke krijuar hapësira urbane të qëndrueshme dhe multifunksionale”, thuhet në njoftim.
Pë rmes një komunikate të lëshuar për media, thuhet se ky projekt është zgjedhur si njëri nga 8 projektet më të mira në botë, që pritet të garojë në nëntorin e këtij viti.
Kryetari Rahimaj ka thënë se ky sukses ka bërë që Festivali t’a njoh Kosovën si shtet, sepse sipas tij deri më tani është dashur të aplikohet përmes Shqipërisë. /Telegrafi/