Telegrafi

Inspirimi për rregullimin e kuzhinës: Druri dhe guri si yje kryesore të enterierit (Foto)

Kthimi i materialeve natyrale u ofron disenjatorëve të enterierit inspirim për balancim në projekte, siç është ai që gjendet në natyrë

Në kuzhinat ekskluzive të prodhuesit italian Arclinea gjatë afro pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit – nga kuzhinat profesionale të vitit 1998, deri te ato rurale të vitit 2002 dhe “metamorfozat e kuzhinës” në vitin 2006, transmeton Telegrafi.

Tani kuzhina e tyre “gjithnjë e më e pranishme” apo “gjithnjë e më e përhapura” – po përshtatet me qëllime të ndryshme dhe pjesë të hapësirës së jetesës.

Sipas fjalëve të disenjatorit të tyre, Antonio Citterio, kuzhina është bërë zemra e shoqërimit shtëpiak dhe prandaj duhet patjetër të jetë e hapur, e këndshme, të japë energji dhe – para së gjithash, të jetë fleksibile.

Kjo më nuk është hapësirë për ekspozimin e statusit të saj as indikator i pasurisë dhe bollëkut, por vendi në të cilin përjetohet kënaqësia e zierjes dhe gatimi i ushqimit bëhet proces kreativ.

Në enterierin e këtillë druri dhe guri zënë vendin kryesor.

/Telegrafi/